BallinaPolitikeBerisha humb shumicën në Lezhë/ Ikën një këshilltar i Foltores dhe një...

Berisha humb shumicën në Lezhë/ Ikën një këshilltar i Foltores dhe një i PL i bashkohen PD

spot_img
spot_img

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ja ka dalë të qëndrojë i bashkuar në këshillin bashkiak të Lezhës.

6 Keshilltarët e zgjedhur në 14 Maji, 4 nga Partia e Lirisë dhe 2 nga Rithemelimi nuk kanë mundur të krijojnë grup të përbashkët politik edhe pse një strukture e tillë kërkon vetëm 5 anëtarë.

Por përvec koalicionit rezulton të jenë përcarë edhe vëtë partitë brenda tyre.

Nje keshilltar i propozuar nga Rithemelimi dhe nje nga Partia e Lirise i janë bashkuar Partise Demokratike zyrtare dhe i japin kesaj te fundit kryesimin e grupit te opozites edhe pse ka vetëm 2 anëtarë. Mësohet se tek PD zyrtare kanë shkuar Kristian Gjidoda i Rithemelimit dhe Alfons Trashaj i PL.
Ky grupim ka po ashtu në përbërje një përfaqësues nga Partia Agrare dhe një nga Fryma e re Demokratike.
Grupimi tjeter politik i perzier që u vetëquajt Beselidhja do të drejtohet nga Aleanca Arbnore që ka dy këshilltarë, pjesë do të jenë 3 anëtarë të koalicionit Bashkë Fitojmë të propozuar nga PL, një këshilltar nga Rithemelimi dhe një nga Partia e Legalitetit.
Dy Keshilltaret te Partise Reblikane nuk i jane bashkuar asnje grupi politik duke pritur vendimarrjet e kryesise.  Këshilli Bashkiak i Lezhes ka gjithësej 41 anëtarë që përfaqësojnë 14 parti politike. Grupi që dominon është ai i Partisë Socialiste me 9 anëtarë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular