BallinaAktualitetTemperaturat përvëluese, Greqia merr masat! ‘Ngrin’ punën në institucione por jo vetëm

Temperaturat përvëluese, Greqia merr masat! ‘Ngrin’ punën në institucione por jo vetëm

spot_img
spot_img

Greqi ka marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative tek shëndeti i qytetarëve i nxehti përvëlues që ka prekur Europën por jo vetëm.

Mediat greke bëjnë më dije se ministria e punës ka dhënë urdhër për respektimin e këtyre masave në mënyrë që të përballohet i nxehti në disa institucione.

Këtyre për nesër, e premte, 14 korrik  iu shtohet edhe pezullimi i funksionimit të zyrave të hipotekës, shtyrja e provimeve për patentë shofer dhe pezullimi i detyrueshëm i dërgesave nga ora 12 deri në 5 pasdite.

– Pezullimi i detyrueshëm i punës në zonat ku rreziku i stresit të nxehtësisë bëhet jashtëzakonisht i lartë gjatë periudhës 12:00 – 17:00.

– Sigurimi i punës në distancë me sistemin e telepunës për punëtorët e sektorit privat që bëjnë pjesë në grupe me rrezikshmëri të lartë.

– Masat për organizimin e orarit të punës dhe lehtësimin e punonjësve gjatë çdo ndryshimi të kohës së mbërritjes dhe largimit të tyre nga puna.

– Masat teknike dhe organizative për parandalimin e stresit termik të punëtorëve.

– Dispozita të veçanta për punën në natyrë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular