Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në Itali ku ka humbur jetën 18 vjeçar me origjinë shqiptare
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është i riu Franco Mazelli, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e çatisë teksa punonte në fabrikë në zonën industriale.
Mësohet se tragjedia ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano.
Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte