NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME GARANTUESIN ITALIAN PËR TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA
Është nënshkruar sot Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Avokatit të Popullit të Shqipërisë dhe Garantuesit Kombëtar për të Drejtat e Personave të Privuar nga Liria të Italisë.
Ceremonia e firmosjes së Marrëveshjes u zhvillua në mjediset e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe dokumenti u nënshkrua në emër të palës shqiptare nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, ndërsa në emër të asaj italiane nga Presidenti i Garantuesit Kombëtar për të Drejtat e Personave të Privuar nga Liria, Mauro Palma.
Me këtë marrëveshje palët synojnë të fillojnë shkëmbimin e informacionit dhe të krijojnë bashkëpunim operacional për të forcuar kapacitetet e tyre të ndërsjella për të zbatuar mandatet e tyre përkatëse. Gjithashtu marrëveshja hap rrugët për të shqyrtuar çdo bashkëpunim të mundshëm mes dy institucioneve në monitorimin e kthimeve të detyruara me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut të migrantëve që i nënshtrohen operacioneve të kthimit para, gjatë dhe pas riatdhesimit të tyre.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni nga institucioni Italian i Garantuesit Kombëtar për të Drejtat e Personave të Privuar nga Liria i shoqëruar nga Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, zhvilloi takime në Ministrinë shqiptare të Drejtësisë ku u prit nga ministri Ulsi Manja, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku u prit nga zv.Ministri Julian Hodaj, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ku u prit nga Drejtori Admir Abrija si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku u prit nga Drejtori Muhamet Rrumbullaku.
Delegacioni zhvilloi gjithashtu edhe një vizitë në mjediset e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale nr.313.