Një 55-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia italiane pasi përndiqte ish-gruan prej një viti
Sipas mediave italiane, shqiptari Haxhi Çollaku ndodhej në hyrje të shtëpisë së ish-gruas dhe ishte kjo e fundit që njoftoi policinë, pasi e kishte denoncuar për përndjekje të vazhdueshme prej me shumë se një viti.
Pas denoncimit të ish-gruas, menjëherë mbërriti një patrullë në vendngjarje dhe agjentët e policisë kërkuan që ai të largohej prej andej, pasi ish-bashkëshortja kishte urdhër mbrojtje në fuqi, që e ndalonte 55-vjeçarin të afrohej në zonë.
Gjatë këtij momenti, 55-vjeçari ka tentuar të përplasë me automjet policët që ndodheshin në zonë por kanë ndërhyrë menjëherë karabierët dhe e kanë qëlluar me pistoletë 4 herë.
Në këtë moment kolegu i kësaj të fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit katër herë. Haxhi Çollaku u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjymtyrët e poshtme.