BallinaOP EDBujar Leskaj: Disa pyetje kreut të sektit në pushtet!

Bujar Leskaj: Disa pyetje kreut të sektit në pushtet!

Nga Bujar Leskaj
Disa pyetje kreut të sektit në pushtet!
Mirë bëre që krenohesh si gjeli mbi pleh që gjasme “lejove” hetimin e zyrtarëve të lartë të sektit tënd për korrupsion, por:
-Sa kohë akoma do ta fyesh inteligjencën e shqiptarëve?
– Sa kohë akoma do t’u vjedhësh shqiptarëve dinjitetin vullnetin e lirë, votën?
– Sa kohë të duhet ta shpopullosh krejtësisht Shqipërinë?
– Ndjesë publike për të zgjedhurit, beniaminët e tu që janë e do përfundojnë në burg do të kërkosh ?Apo përgjegjësia është personale?
– Sa duhet të shkojë numri i ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve në burg, që ti të ndiesh minimumin e përgjegjësisë?
Apo edhe për këto bëhen edhe filma në Netflix?
– Sa duhet të jenë rastet e familjarëve të pjesëtarëve të sektit tënd, që rrahin, dhunojnë e përdhunojnë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që ti që i ushqeve, i rrite e u dhe pushtet që të skuqesh e të ndiesh përgjegjësi?
Apo të mjafton përdorja e keqpërdorja e tyre?
– Sa raste korrupsioni aktiv e pasiv duhet, që ti të kuptosh që qeverisja jote ka dështuar?
Apo përsëri fajin e ka opozita?
– Për sa kohë akoma do e përjashtosh veten nga përgjegjësia politike e morale për abuzimet skandaloze të kryera nga miqtë e tu më të ngushtë?
Apo përsëri do mjaftohesh me retorikën e “bujarisë tënde” që po lejon hetimet për ta?
– Rezultatet e një qeverisjeje maten jo me cinizmin e batutave dhe fotot e fasadave, por me përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë politike.
-Përse manipulon opinionin sikur ideove dhe realizove reformën në drejtësi ?
– Sa kohë do vazhdon të përçmosh, urresh e denigrosh të gjithë ata që janë NJERËZ të thjeshtë e të ndershëm,shqiptarët?
– Sa lehtë i lëshon gjithmonë në fund ata bashkëpunëtorë të ty që kanë abuzuar me pronat e financat publike për të të shërbyer ty e sektit tënd, për të vjedhur për ty e me ty .
– Dhe për të gjitha këto përgjegjësi politike e morale (dhe ligjore nesër) mban e do të mbash ti dhe vetëm ti, “lideri global” !
Dhe ti ke emër e mbiemër: Edi Rama!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular