Më shumë se 270 mijë pasagjerë, udhëtarë dhe turistë në Itali janë detyruar të anulojnë udhëtimet e tyre për shkak të një greve masive në aeroporte.
Sipas mediave italiane, greva e stafit tokësor në aeroporte, shërbimet e trajtimit dhe check-in filloi sot në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00.
Rreth 1,000 fluturime janë në rrezik anulimi. Shqetësimi në aeroporte do të prekë edhe Ita Airways, e cila ka anuluar 133 fluturime, ndërsa ekuipazhi teknik i linjës ajrore Malta Air do të pezullojë punën për 4 orë, nga ora 12.00 deri në orën 16.00.
Vetëm në Napoli, tashmë është shpallur anulimi i 118 fluturimeve, 59 në mbërritje dhe 59 në nisje. Në Sardenjë ka 50 fluturime të anuluara, teksa në Torino 30.