BallinaAktualitet"Në telefonatën e fundit dëgjoja vajzën e tij..."/ Hoxha për Ahmetajn: Po...

“Në telefonatën e fundit dëgjoja vajzën e tij…”/ Hoxha për Ahmetajn: Po të futën në burg je i mbaruar

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për largimin nga vendi të ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Teksa tha se Ahmetaj ndodhet në Londër, gazetari hodhi idenë se Ahmetaj mund të kërkojë edhe azil politik, për shkak të deklaratave të kryeministrit Rama, por tha se shtetet pritëse nuk e deklarojnë një gjë të cillë nëse ndodh. Sipas Hoxhës, Ahmetaj ka zgjehdur Britaninë, pasi sipas tij në këtë shtet ka më shumë mundësi që të mos ekstradohet

“Rradhën e parë e nxorrëm me saktësi edhe orën kur kishte kaluar. Pastaj filloi historia, sepse nuk i interesonte njeriu e vërteta. Ai ka bërë rrugën që bën gjithmonë. Nga Greqia ka shkuar në Angli, në Londër. Nuk duhet të dilte derisa të paraqitej në Këshillin e Mandateve, sepse Arben Ahmetaj është qytetar i lirë nuk ka masë sigurie në ngarkim të tij. Ai është qytetar i lirë, nuk ka patur pengesë. Ai ka ikur dhe ka ardhur gjatë kësaj kohe.

Në telefonatën e fundit, dëgjoja zhurmë, vajzën në sfond, dukej në ambjent familjar. Pse ka vendosur të ikë? Ai ka kaluar rreth orës 13:00 traun e doganës. Në fund të asaj dite i është çuar kërkesa Kuvendit. Nga ai moment, Ahmetaj ishte njeri i lirë, rastësisht u fotografua.

Nga ai vend dhe deri momentin që flasim, Ahmetaj ka shkuar nga Tirana në Greqi dhe më pas ka ikur në Londër. Asnjëherë nuk kemi marrë vesh kërkesat për azil politik nga vendet pritëse, nuk e bëjnë me dije vendet.

U fol që nuk mund të ketë ikur në Britani, sepse Britania të ekstradon. Jo. Ilir Kumbaron për shembull nuk na e kanë sjellë edhe pse e dinin se ku ishte. Britania, siç ka dhënë shembuj ekstradimi në shumë raste, ka dhënë edhe raste kur ka implikim politik, nuk i kanë kthyer njerëzit.

Gjithë narrative, se ku është Ahmetaj na sposton nga thelbi i historisë, që është korrupsioni i inceneratorëve. Zoti Ahmetaj po të ishte këtu, nuk do të kishte mundësi të kishte përballje reale me drejtësinë, duke qenë jashtë mund ta bëjë. Po të jesh i ndaluar nuk ke shans, po të futën brenda nuk flet“, deklaroi Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular