Spitalet në të gjithë Italinë janë përballur me një rritje të mprehtë të numrit të njerëzve që kërkojnë ndihmë urgjente për sëmundjet e lidhura me temperaturat e larta, ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë vendin, me temperaturat në Romë që vendosën një rekord të ri.
Sipas The Guardian disa spitale raportuan një rritje prej 20-25% të numrit të mbërritjeve në njësitë e urgjencës që vuajnë nga dehidratimi ose problematika të tjera të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt ndaj nxehtësisë.
Temperaturat në Romë arritën në 41.8C të martën, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40.7C të vendosur në qershor 2022. Siçilia arriti rreth 41gradë dhe pati maksimum prej 45 gradësh në Sardenjë.
Në qytetin jugor të Napolit, spitali Cardarelli njoftoi se 231 pacientë kishin kërkuar kujdes urgjent brenda 24 orëve të fundit, ekuivalenti i një pacienti çdo gjashtë minuta dhe numri më i lartë ditor i arritur që nga pandemia e koronavirusit në 2020.