U gjet i pajetë në garazhin e banesës, zbardhen detaje nga vdekja e 13 vjeçarit: Ishte me të atin kur…

0
418

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me vdekjen e 13 vjeçarit në Babrru, Tiranë ku ndryshe nga raportimi i policisë, gazetari i Panorama TV bën me dije se i mituri është gjetur jashtë makinës dhe jo brenda saj, në garazhin e banesës.

Gazetari Ervin Leka bën me dije se i mituri ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.

Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.