BallinaAktualitetProtestë çdo ditë? Basha: Të bashkuar në mbrojtje të demokracisë

Protestë çdo ditë? Basha: Të bashkuar në mbrojtje të demokracisë

spot_img
spot_img

“Ora e fitores po afron”- tha kryedemokrati Lulzim Basha në mbyllje të fjalës së tij në selinë e PD, c’ka shënoi edhe përfundimin e protestës së 9-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

“Nuk ka paqe pa drejtësi. Nuk do ketë zgjedhje të lira pa cuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve,
Duke kujtuar me respekt e mirënjohje cdo liberator të arrestuar si të burgosur politik të Ramës, dua t’i them kupolës mafioze, veglave qorre, nga Sandër Lleshaj te polici më i fundit shumë shpejt do zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli. Beteja do vijojnë ditë për ditë orë për orë. Rama ik.

Mirënjohje për nënat motrat vajzat tona, që e kthyen këtë në protestën më të bukur që ka njohur Shqipëria, dhe qëndrestarëve të orëve të para militantëve të familjes sime, demokratëve armatës së lirisë, iu them fare qartë: Nuk ka paqe pa drejtësi nuk ka zgjedhje pa opozitë. Rama ik.

Jemi më të fortë më të shumtë më të vendosur se kurrë për triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin. Falënderim edhe për ata të majtë që u bashkuan sot kundër krimit, për Shqipërinë si gjitë Europa.
Nesër, pasnesër, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjtën, të premten, të shtunën dhe të dielën kështu të bashkuar në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës. I afërt është fundi i tiranisë…”- u shpreh Basha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular