“Mami puthi një burrë”, 65-vjeçarja kujton zënkën me bashkëshortin

0
294

Mimoza, një telefonuese nga Tirana ndan në “Aldo Morning Show” në Tv Klan një episod  të shumë viteve më parë kur fjalët e të birit i shkaktuan një debat me bashkëshortin. Takimi i rastësishëm me një të afërm u kthye në një zënkë derisa Mimoza i tregoi të shoqit se cili ishte burri që ajo kishte puthur.

Mimoza: Sot jam një zonjë 65-vjeçare, por kur kam qenë 30 vjeçe më ka ndodhur një gjë e tillë prandaj desha të flisja.

Aldo: Hë mi hë, më trego një çikë!

Mimoza: Isha me djalin e vogël, djali im rreth 10 vjeç. Shkoj në postë dhe takoj djalin e tezes. Më puth, e puth. Tani, kur shkoj në shtëpi i thotë djali të atit “mami  puthi një burrë”.

Aldo: Ua!

Albana Çaushaj: Keq e më keq!

Mimoza: Tani më thotë “kush ishte ky burrë?” Edhe unë e re, aty nja 30 vjeç. “Po një burrë”, “moj po ç’është kjo, një burrë?” Edhe unë, më erdhi inat që ai e mori aq seriozisht. Bam-bum, bam-bum të dy , njërën dhe tjetrën, pastaj i thashë “djali i tezes ishte, filani ishte”, njërën dhe tjetrën. Por pas shumë rrëmujash dhe unë e kujtoj shpesh dhe i them djalit “e mban mend si e ke bërë?” dhe qeshim tani se tani unë jam 65 vjeçe, djali 38./tvklan.al