BallinaAktualitetProstitucion në qendrën e masazheve në rrugën “Bardhyl”, shpallet në kërkim administratori

Prostitucion në qendrën e masazheve në rrugën “Bardhyl”, shpallet në kërkim administratori

spot_img
spot_img

Një qendër masazhesh që shërbente si vatër prostitucioni në Tiranë është goditur nga policia.

Një vajzë 24-vjeçare me iniciale K.I. është arrestuar, ndërsa tre të tjera A.K. 33 vjeçe, E.L. 33 vjeçe dhe E.O. 30 vjeçe janë proceduar në gjendje të lirë. Të gjitha vajzat kanë qenë të punësuar në këtë qendër masazhesh në rrugën “Bardhyl” që shërbente për prostitucion.

Administratori i kësaj qendre, O.Rr. 36 vjeç është shpallur në kërkim nga policia.

Uniformat blu sekuestruan 51 500 Lekë të rinj dhe 150 Euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.  /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular