Një sasi rekord kokaine është sekuestruar nga autoritetet italiane në provincën e Agrigento, në Siçili. Guardia di Finanza në koordinim me Antimafian e Palermos, interceptuan dhe bllokuan një peshkarexhë, në bordin e së cilën u gjetën mbi 5 ton kokainë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kokainës, të sekuestruar ndonjëherë më parë në këtë vend.
Po sipas mediave atje, në pranga u vu ekuipazhi i peshkarexhës “Ferdinando d’Aragona”. Bëhet fjalë për 5 persona, një shqiptar, një italian, dy tunizianë dhe një francez.
Në total sasia e kokainës së sekuestruar është mbi 5.3 ton, me një vlerë prej gati 1 miliard eurosh.