E premte e zezë ka qenë dita e sotme, pasi 6 persona kanë ndërruar jetë, në përpjekje për t’i shpëtuar vapës ekstreme.
Fillimisht në plazhin “Porto Romano” një 68-vjeçar shfaqi shqetësime sapo u fut në det, teksa gjatë rrugës për në spital ndërroi jetë. I njëjti skenar u përsërit në plazhi ne Talës, në Lezhë, ku një 52-vjeçar vdiq pasi uji i shkaktoi probleme.
Në të dy këto raste, shkak për vdekjen dyshohet një arrest kardiak, si pasojë e nxehtësisë.
Por si të mos mjaftonte me kaq, 4 persona, pjesëtarë të së njëjtës familje janë mbytur në liqenin e Banjës.
Babai me dy djemtë dhe kushëririn e tyre kishin shkuar për t’u larë, por nuk kanë mundur më të dalin nga uji i thellë i hidrocentralit.