BallinaAktualitetLegalizimi/ Tre socialistët që votuan kundër Ramës për kanabisin

Legalizimi/ Tre socialistët që votuan kundër Ramës për kanabisin

Miratimi i legalizimit të kanabisit mjeksor është një nga ligjet që rilindasit kanë arritur të kalojnë me një nga shumicat më të vogla të votave në kuvend, por si rrallëherë ai nuk ka marrë as miratimin e socialistëve të vjetër. Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe, të cilët herë pas here kanë shfaqur fërkime me Ramën, refuzuan të votojnë pro duke abstenuar për projektin që u votua nga 69 deputetë të enjten duke u gdhirë e premte. ndonëse ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu propogandoi se ky ligj synon që “përmes një procesi të licensuar të rrisë ekonominë e vendit, si dhe kontrollin e subjekteve, që do të merren me kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit, socialistët e vjetër nuk u bindën. Që kur projekti kaloi në komisionin e ligjeve Xhafaj dhe Majko i dhanë shenjat e disidencës. Ndërsa, Erion Braçe theksoi se ishte i shqetësuar për krahun e punës që do t’i ikë bujqësisë, që edhe aktualisht vuan për punonjës. Ndërsa ish ministri i brendëshëm Fatmir Xhafaj e argumentoi  qëndrimin e tij kundër edhe në seancë plenare. “Gjatë dy viteve që unë drejtova rendin, Shqipëria ka regjistruar dy vitet me statistikat më minimale në kultivimin dhe trafikimin, e konfirmuar nga Guardia di Finanzia italiane”, tha Xhafaj duke ngritur pyetjen: “A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale? Mendoj se kjo është qasje e gabuar. Ky është një biznes që vret. Po ashtu vret besimin e njerëzve tek puna. Mendoj se është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”.

Rilindasi i parë që foli publikisht për legalizimin e kanabisit mjeksor ishte ish miku i Ramës, Koço Kokëdhima. Ai filloi një fushatë për ta arritur këtë qëllim. Por atëherë Rama, njësoj si për lojrat e fatit bëri të paditurin dhe tha se personalisht ishte kundër kësaj ideje.

Në emisioni Opinion ai i tha Fevziut: “Jam kundër legalizimit të kanabisit dhe nën qeverisjen e kësaj mazhorance, nuk do të ketë legalizime të tilla”, konfirmoi prerë ai duke e konsideruar qëndrimin e ish deputetit Kokëdhima, si një opinion personal, të lirë  me të cilin ai nuk qe dakord.

Por disa vite më pas kryeministri luajti lojën sikur po mendohej. Në një intervistë 5 vite më në “Zonë e Lirë”, ai la të hapur mundësinë për legalizimin e tij për qëllime mjeksore. I pyetur nga Arin Çani për këtë mundësi, ai tha se qeveria është “në një fazë të avancuar, por jo në kapitullin e fundit të diskutimit të kësaj çështje”. Ai shtoi: “Atë (hashashin- shenim i Lapsi.al) pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë, se të tjerët e kanë bërë”.

Buxheti gropë/ Rama tenton ta mbushë arkën me paratë e krimit 

Dhe ky studim u vulos nga “vullneti” i popullit ku kryeministri po i bindej shumicës duke ndëruar mendje. Në një pyetje në farsën e Këshillimit Kombëtar, thuhej se 61% e shqiptarëve janë pro për legaizim (tabela poshtë).

Por ndonëse ky teatër dëshmonte që plani ishte vulosur së paku që në prill 2022, e çuditshmja është se tani më shumë sesa një vit më pas ligji kalojë me procedurë të përshpejtuar dhe me urgjenë në komisione dhe në parlament.

Sandër Lleshaj nxjerr bllof Ramën për legalizimin e kanabisit

Dhe e gjitha nuk përfundon këtu. Rastësisht, diskutimi dhe votimi i këtij ligji, që e ‘duan” 61% e shqiptarëve përveç Majkos, Xhafajt dhe Braçes u diskutua dhe u votua pas mesit të natës, kur shumica e tyre ishin në gjumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular