BallinaAktualitetMakina bie në humnerë, shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë...

Makina bie në humnerë, shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe 33-vjeçari

Ka shkuar në dy numri viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Fortuzaj në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë edhe personi tjetër, shtetasi Denis Cali 33 vjeç. Fillimisht policia raportoi për një person të vdekur dhe nje tjeter te plagosur. Per fat te keq personi i  plagosur nuk mundi ti mbijetonte plageve. “Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”, sqaroi policia.

Njoftimi i pare i policise

“Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular