Për sfidën mes Tiranës dhe Beshiktashit në Turqi, UEFA ka publikuar edhe gjyqtarët e ndeshjes. Më 27 korrik do të arbitrojnë sfidën e Stambollit një katërshe gjermane.
Kryesor është Daniel Schlager, i cili më parë ka gjykuar Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës dhe sfidën mes Moldavisë dhe Republikës Çeke të grupit aktual ku luan Shqipëria. Ndihmës Vaschitzki, Arno Blos dhe Tobias Reichel. Nga ana tjetër, edhe në baste turqit janë favoritë. Fitorja kuotohet 1.37. Barazimi është 5.20, ndërsa fitorja e Tiranës vlerësohet 7.90. Ndeshja luhet në Stamboll. PANORAMASPORT.AL