Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri së fundmi është kritikuar nga dy nga ikonat e muzikës shqiptare, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda.
Mesa duket asnjërit prej dy artistëve nuk i ka pëlqyer muzika dhe performanca e krijueses së hitit “Dasma”.
Aleksander Gjoka ka postuar në Instagram videon e këngëtares, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Ec aty VIP-i”.
Nga ana tjetër, Elton Deda teksa ndodhet me pushime, ai publikoi një video në InstaStory ku në sfond dëgjohet kënga e fundit e artistes, teksa ai tha: “Asnjë llaf s’të mora vesh, përveç xhalozia dhe dashuria.
Mirëpo rreth këtyre kritikave të dy artistëve ka reaguar vetë Dafina Zeqiri, ndërsa ka postuar një video në Instagram duke treguar që nuk i interesojnë dhe nuk i merr fare për bazë komentet e të tjerëve.
Megjithatë krahas videos ajo ka bërë edhe një shkrim, ku artistja si fillim i ka ironizuar dy këngëtarët duke thënë se ndihet shumë me fat që se ka njerëz që e gjykojnë.
“M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë. Ju dua të gjithëve kaq shumë! Ne e duam njëri-tjetrin haha kjo ka rëndësi sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për vete!”- ka shkruar Dafina.