BallinaAktualitetVasili në SPAK, Klodiana Lala: Ka ardhur letër-porosi nga SHBA

Vasili në SPAK, Klodiana Lala: Ka ardhur letër-porosi nga SHBA

spot_img
spot_img

Gazetarja Klodiana Lala tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Petrit Vasili ishte në SPAK për një çështje hetimore të çelur nga dy kallëzime të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri.

Konkretisht bëhet fjalë për 2 kontrata lobimi të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zoti Vasili është pyetur në kuadër të këtij hetimi. Patjetër që javën e ardhshme pritet të thirren dhe financierët sepse ata janë njerëzit që në një farë mënyre bëjnë pagesat, i pasqyrojnë ata.

Sipas kallëzimit rezulton që paratë nuk janë të deklaruara, pra 700 mijë dollarët nuk janë të deklaruara në formularët e Komisionit Hetimor të Zgjedhjeve sikurse e parashikon ligji dhe burimi i tyre është i paqartë, është një burim që dyshohet të jetë krijuar nga veprimtari jo të ligjshme.

Në informacionin që unë kam, prokurorët e çështjes kanë administruar një letër-porosi nga Shtetet e Bashkuara, është duke u përkthyer, është kërkuar informacion edhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian, por nuk është vetëm kjo histori në SPAK, që është një histori e nxehtë që kërkon përgjigje,” – u shpreh Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular