13 arsye pse duhet të rikthehet Lulzim Basha si kryetar i PD

0
2671

Nga Zabit Hysa
Sot një javë (të shtunen e ardhshme), demokratët do të jenë para kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë janë dy kandidatë, Lulzim Basha i tërhequr nga posti i kryetarit për t’i hapur rrugë mendjeve të nxehta (në përplasje) brenda familjes sonë, për të reflektuar dhe iu bashkuar partisë ku sërish tashmë kërkon të votohet si drejtues i demokratëve, si dhe Gjergj Hani sërish një demokrat qëndrestar i cili vjen nga një kalvar në burgjet komuniste dhe më një moral politik për të kërkuar votën e demokratëve!
Personalisht jam i qartë për votën që do të hedh të dielën! Megjithë respektin për z.Hani, unë do të votoj Lulzim Bashën si kryetar të PD për herë të parë larg hijes së Berishës, për t’i dhënë atij mundësinë të tregojë lidership të vërtet pa ndikim të Sali Berishës dhe tentakulave të tij në PD!
Shumë baltë është hedhur nga propaganda ndaj Lulzim Bashës duke i atribuar atij çdo dështim dhe madje dhe akuzuar se nuk fiton përballë regjimit sepse sipas tyre na qenka i shitur! Kjo nuk është aspak e vërtet. Për mua si demokrat, e pranon ose jo Lulzim Basha, kam bindjen se çdo vendimarrje e tij ka qenë e ndikuar fortë, për të mos thënë e urdhëruar nga Sali Berisha, qoftë dhe djegia e mandateve e cila u artikulua me forcë nga doktori sikurse dhe moshyrja në zgjedhjet lokale. Lënia e zgjedhjeve në tavolinë PS-së dhe Ramës është përsëritur, sepse njëherë Sali Berisha në zgjedhjet lokale u tërhoq nga balotazhi ku bastione si Kamza iu falën PS. Ky është një film i parë me regjizor Sali Berishën i cili ka menduar që me të njëjtat metoda mund të iu bëj presion ndërkombëtarëve dhe amerikanëve sikurse në vitin 2000.
Sa i përket zgjedhjeve të gjithë jemi dëshmitarë që Edi Rama është armik i votës së lirë, por foltoristët apo folkloristët e Saliut dhe Metës e thonë dhe e pranojnë këtë vetëm kur u dërrmuan së bashku me Ilir Metën në zgjedhjet e 14 majit. Premtuan se do mbronin votën, do iua ngecnin në fyt dhe bënin revolucion, por asnjëra nuk ndodhi. Pra, del hapur hipokriza e tyre në mos me thënë shitja e zgjedhjeve dhe pabesia që ata i bënë demokratëve, por jo vetes, sepse oligarkët që i kanë të përbashkët dhe bizneset pranë tyre vazhdojnë marrin tendera, vazhdojnë të favorizohen nga Rama dhe fryjnë llogaritë bankare! Nuk është ky momenti i fakteve, nëse duhet i themi në një shkrim tjetër! Dhe për çudi ende sulmojnë Lulzim Bashën dhe jo Edi Ramën.
Po përse duhet rikthyer Lulzim Basha në krye të PD?
Janë disa arsye që Lulzim Basha duhet provuar sërish në krye të Partisë Demokratike;
Së pari; Basha duhet të veprojë lirshëm si lider i opozitës, si kryetar i PD pa ndikimin e së shkuarës në vendimarrjet e tij.
Së dyti; Bashës i duhet të krijojë një PD të vërtet antikomuniste, perëndimore, të hapur ndaj shoqërisë pa metastazat e të shkuarës, larg atyre që kanë mëkate ndaj partisë, demokratëve dhe shqiptarëve.
Së treti; Basha duhet ta hap PD ndaj demokratëve të vërtet, atyre që ndër vite me metoda komuniste i kanë përzënë nga familja e tyre politike duke i parë si rivalë të denjë për të drejtuar dhe qeverisur në këtë vend. PD deri më sot më shumë është hapur kryesisht ndaj servilëve, njerëzve me dosje të kontrolluara nga Sali Berisha, se sa ndaj intelektualeve të vërtet dhe familjeve të nderuar në shoqëri me prejardhje historikisht të djathtë!
Së katërti; Lulzim Basha si kryetar i PD duhet të identifikojë, ofrojë së më shpejt në PD brenda strukturash ose jo, elementë me ndikim në shoqëri të paimplikuar që të japin kontributin e tyre jo vetëm për një PD të pastër, të fortë, por dhe një qeverisje të ndershme nesër.
Së pesti; Ndonëse nuk është përgjegjësi e tij, Lulzim Basha duhet të kërkojë falje shqiptarëve për gabimet e forcës politike të bëra nga krijimi i saj dhe duhet ecur mbi shina të fortë, për një PD që do të jetë e aftë të fitojë zgjedhjet, qeverisë ndershëm dhe integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian. E kush më mirë se Basha një i ri me mentalitet perëndimor dhe i shkolluar atje mund ta bëj tjetër.
Së gjashti; Lulzim Basha duhet të vijë në krye të PD për garantuar njëherë e mirë ndarjen e kësaj force politkke me të shkuarën, larg kapjes nga regjimit dhe marrëveshjeve të fshehta sikurse ka ndodhur deri më tani në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve të ndershëm. Kjo lloj politike tregoi që politika në Shqipëri është tallur me shqiptarë sepse trekëndëshi i Bermundës qëllim në vetvete ka pasur vetëm pasurimin e tyre, mosprekjen nga drejtësia dhe gjithçka tjetër ka qenë teatër në kurrizë të mbështetësve të tyre dhe shqiptarëve.
Së shtati; Lulzim Basha duhet të vij në krye të PD për të respektuar kontributin e çdo demokrati së pari si kryetar i parties, si dhe të çdo punonjësi të administratës si kryeministër kur ata performojnë në detyrat dhe atë që japin. Deri më sot ka ndodhur që me të tjerë njerëz është bërë opozitë dhe me të tjerë është ndarë pushtet në disa zyra në PD dhe ngushtësisht të lidhura vetëm me disa familjen, a thua se ato e kishin PD pronë të tyre!. Kjo është e patolerueshme dhe duhet të marr fund.
Së teti; Lulzim Basha duhet të vij me një plartformë të qartë si kryetar PD dhe edhe më të qartë si kandidat për kryeministër para të gjithëve për të bindur çdo qytetar që është krejt ndryshe nga politikanët e trekendëshit dhe se e ardhmja është e sigurt. Shenjat e para i ka dhënë, por më tej duhet punë.
Së nënti; Lulzim Basha duhet të paraqitet para demokratëve së me ekip politik të qartë, jo të dyzuar si më sot, ekip profesinonistësh, jo servilësh (që dhe ende janë aty dhe i bëjnë hyzmet rrogës), jo me ata që vetëm të fërkojnë shpatullat dhe të errësojnë sytë! Basha e ka të nevojshme të shoh përtej perdes. Këtë duhet të bëjë personalisht vet edhe kur e errësojnë duke e parë realitetin në sy.
Së dhjeti; Lulzim Basha nga 30 korriku dita kur do ta votojmë dhe kthejmë në krye të PD nuk mund më të thotë që fajin ia kanë të tjerët. Deri më sot e dimë shumë mirë që ka qenë i rrethuar nga niveli i nënkryetarëve që sot janë tek Berisha, kryesisë, deputetë të vënë nga Saliu madje deri tek mbetjet që ende vegjetojnë, por ama emrat që duhet të dalin para demokratëve dhe shqiptarëve pas 29 korrikut do të jenë vetëm zëri i tij, ndaj nevojitet kujdes në përzgjedhje me qëllim që idetë e liderit të shkojnë si duhet në çdo vesh shqiptari.
Së njëmbëdhjeti; Nga 30 korriku Lulzim Basha duhet të tregojë çdo aftësi profesionale, politike, ofrojë eksperiencën e rëndësishme që ka pasur vërë atë në zbatim dhe me mbështetjen e demokratëve dhe shqiptarëve të ndershëm të sjell PD në pushtet dhe rrëzojë përfundimisht tranzicionin e 32 viteve në Shqipëri që i lodhi shumë shqiptarët dhe çojë vendin drejt familjes së madhe përedimore, BE, aty ku aspirojnë dhe e kanë vendin.
Së dymbëdhjeti; Lulzim Basha duhet t’i ketë si busull orientimi ish të përndjekurit politikë dhe ish pronarët që me PD në pushtet mbetën ish, sepse Sali Berisha dhe qeverisja e tij me ish komunistët nuk i qasi kurrë ose u tall më ta! Duhet të iu jepet mbështetje në kauzat e tyre, përfaqësimin në parti me elementët më të mirë të shkolluar duke iu dhënë mundësinë të përformojnë e nëse ata nuk premtojnë pastaj secilit t’i tregohet dera.
Së trembëdhjeti (e fundit); Basha duhet kthyer në PD sepse ndonese është i thjeshtë si argument, edhe për të parë përformancën e tij si lider real larg ndikimit të Sali Berishës, gjë që nuk na është mundësuar deri më sot. Një malore të madhe ka para, shkopinjë nën rrota ka pasur dhe po ka ende edhe brenda PD zyrtare, por e rëndësishme është të jetë i ndershëm, i qartë me shqiptarët në ofertën e tij politike.
Unë do votoj Bashën. Ftoj çdo demokrat që më 29 korrik të votoj Lulzim Bashën kryetar të PD.