Spahiu: Rama do largojë nga qeveria disa ministra që po hetohen nga SPAK

0
188

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë  për Euronews Albania këtë të diel mbledhjen e anëtarëve të kryesisë së partisë socialiste e cila pritet të zhvillohet më 26 korrik.

Ai tha se në këtë mbledhje kryeministri Rama mund të largojë nga qeveria disa nga ministrat të cilët po hetohen nga SPAK.

Ai tha se kryeministri gjithnjë i ka dalë në parapri lëvizjeve të SPAK, duke lëvizur personat të cilët rrezikojnë të dalin para “bankës së të akuzuarve”, nga pozicionet ministrore, ndaj Spahiu parashikon ndryshime rrënjësore në qeveri.

“Rama gjithmonë ka bërë një lëvizje para SPAK-ut. Sa herë që ka parë një apo dy ministra që rrezikojnë burgun, ai i ka lëvizur nga pozicionet ministrore, në mënyrë që kur ata të jenë para bankës së të akuzuarve, të minimizohet kostoja politike dhe të sfumohet disi përplasja politike.

Kështu ka nd9odhur thuajse në të gjitha rastet kur qeveria socialiste ka nuhatur se njerëzit kanë rënë në rrjetën e drejtësisë. Unë parashikoj se asambleja socialiste do t’i paraprijë me ndryshime rrënjësore në qeveri.

Tashmë kemi disa ministra të tjerë të dyshuar për afera korruptive, qoftë për inceneratorët qoftë me afera të tjera që lidhen me privatizime apo koncesione, përfshirë rastin e fundit të ministres së bujqësisë, e cila u bë objekt i pezullimit të projektit të Bashkimit Europian”,-tha Kreshnik Spahiu.