Pas zjarreve në Greqi regjistrohen lëkundje tërmeti, ja ku ishte epiqendra

0
221

Lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e sotme në Volos në Greqi. Mediat greke shkruajnë se tërmeti u regjistrua me magnitudë 2.7 me epiqendër 7 km në veri-lindje të Volos. Ndërsa thellësia është 10 km.

Ndërkohë është raportuar se më parë janë regjistruar dy lëkundje të tjera , përafërsisht me të njëjtën epiqendër.

Sakaq Greqia prej një jave po përballet me një situatë të rrezikshme të zjarre që kanë përfshirë vendin. Situata është paraqitur më problematik në Rodos, Atikë dhe gjithashtu edhe në disa qytete të tjera. Dhjetëra forca zjarrfikëse janë angazhuar për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, të ndihmuar edhe me ndërhyrje nga ajri.