Zi në futbollin Shqiptar. Një lajm i trishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm për sportdashesit e vendit tonë.
Papritur në moshën 52-vjeçare ka ndërruar jetë ish-sulmuesi i Flamurtarit, Anesti Vito. Dyshohet se ish-futbollisti shqiptar ka ndërruar jetë ne moshe te re si pasojë e një arresti kardiak.
Përveç Flamurtarit, Anesti Vito ka luajtur dhe për Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000 dhe gjithashtu për Tomorin, Bylisin dhe Albpetrolin. Lajmin e trishte e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shpreh dhe ngushëllimet për familjen e të ndierit.