Delina Ibrahimaj, është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme nga pozicioni i ministres së Financave.
Sipas burimeve kjo ka ndodhur vetëm pak orë përpara mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të ditës së sotme (26 korrik 2022), ku pritet të flaës edhe kryeministri Edi Rama dhe objekti i diskutimit besohet se do të jetë mbi aksionin politik në sezonin e ardhshëm dhe mbi zgjedhjet e vitit 2025.
Ibrahimaj mori detyrën e ministres së Financave në shtator të vitit 2021, detyrë të cilën e ka mbajtur thuajse 2 vite.
Shkarkimi i saj vjen pas shkarkimit Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm, pozicion në të cilin u emërua Taulant Balla.
Më herët, përpara se të bëhej ministre, ajo ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.