Nga Xhelal Mziu
Zhvlerësimi drastik i euros kundrejt lekut dhe efektet negative në ekonomi, kush humb dhe kush fiton. Debati publik, se kush janë shkaqet reale të mbiforcimit lekut e rënies Euros! Banka e Shqipërisë e mbyllur hermetikisht, aktore në mbivlerësimin e lekut!
Zhvlerësimi drastik i euros kundrejt lekut dhe efektet negative në ekonomi, kush humb dhe kush fiton. Debati publik, se kush janë shkaqet reale të mbiforcimit lekut e rënies Euros! Banka e Shqipërisë e mbyllur hermetikisht, aktore në mbivlerësimin e lekut!
Sot në treg janë hedhur një sërë shkaqesh për të shpjeguar zhvlerësimin anormal të euros si:
-Flukset e parave me burime të paligjshme, nga bota e krimit, drogës, por dhe informalitetit të parave nga remitancat e ndryshme.
-Spekullime të tregut nga grupe të caktuara interesi, me prapavijë biznesi, etj.
-Faktori tjetër, i cili ka marrë më pak vëmendje, po shndërrohet në përcaktues për fundosjen e euros ndaj lekut, dhe kjo është #SJELLJA_E_QEVERISË_SHQIPTARE.
-Sufiçiti buxhetor!
Gjashtë muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit u mbyll me një #sufiçit_prej_46 miliardë lekësh. Pra, në janar-qershor 2023, qeveria i ka marrë tregut përmes taksave, tatimeve apo burimeve të tjera 46 miliardë lekë më shumë se sa ka kthyer mbrapsht me shpenzimeve (investime, shpenzime për paga e sigurime dhe shpenzime operative).
Këto para rrinë të fjetura në syrtaret e qeverisë.
-Huamarrja e brendshme!
Veç kësaj janë dhe paratë e marra përmes huamarrjes së brendshme. Në 6-mujorin e parë të vitit, qeveria ka marrë 34 miliardë lekë të tjera përmes huamarrjes në tregun e brendshëm. Kjo është zbrazje e tregut nga likuiditeti në shkallë të gjerë, ose prishje e balancës buxhetore!
Pra, vetëm përmes #Balancës_Buxhetore dhe #Huamarrjes_Brendshme, qeveria i ka marrë tregut mbi 80 miliardë lekë duke mos ja kthyer mbrapsht. Oferta e monedhës kombëtare ne treg është 80 miliardë lekë më pak nga sa duhet të ishte në kushte normale. Sa më pak lekë të ketë në treg, aq më shumë monedha kombëtare forcohet ndaj të gjitha monedhave të tjera dhe për pasoj dhe rritja e çmimeve kthehet në trend rritës!
-Situata e Debisë së TVSH dhe Faturat e pashlyera!
Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Financave ka krijuar një borxh të konsiderueshëm nga mosrimbursimi i TVSH, pra paratë nuk janë në qarkullim të ekonomisë e konsumatorëve.
Kemi kontrata në vazhdim ose të mbaruara kryesisht investimesh, por që nuk është bërë shlyerja e tyre, pra miliona euro fatura të papaguara!
Shuma e këtyre zërave e tejkalon vlerën e 60-70 miliardë lekëve!
Pra, Qeveria Shqiptare po e rrudhë ofertën e lekut në treg, me këtë mekanizëm, qeveria po e ndikon masivisht kursin e këmbimit!
-Mekanizmi i operacioneve me borxhin!
Muajin e kaluar qeveria shqiptare mori 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare, eurobondi dhe borxhe të tjera të pafundme që miratohen çdo seancë parlamentare!
Ndërsa vendi po përballej me ofertë të lartë të euros, siç pranohet nga të gjithë, qeveria vendosi që të sjellë edhe më shumë euro nga tregu ndërkombëtare në Shqipëri.
-Oferta e lartë e euros në tregun vendas, nga remitancat legale, informale, por dhe paratë e pista (euro, etj) po dikton zhvlerësimin e shpejtë të monedhës europiane, duhet ta kishte shtyrë qeverinë që një pjesë të borxhit në euro ta merrte në tregun e brendshëm. Përmes emetimit të obligacioneve në valutë, Ministria e Financave mund të kishte ngritur të paktën 200 apo 400 milionë euro nga tregu i brendshëm, aq më tepër që qeverisë nuk i lejohet marrja e më shumë se 300 milionë euro borxh i jashtëm. për sa kohë vendi po përballet me një ofertë të madhe të euros.
Përmes kësaj nisme, qeveria do të kishte tërhequr një pjesë të sasisë së euros nga tregu, duke lehtësuar ndjeshëm presionet për mbiçmimin e lekut ndaj saj.
Qeveria shqiptare, përkundrazi bëri të kundërtën, solli edhe më shumë euro nga jashtë, edhe pse tregu po vuante nga teprica e euros.
-Nëse këtyre zhvillimeve u shton dhe situatën energjetike, ku ndryshe nga një vit më parë ku tërhoqi 503 milionë euro nga tregu për të blerë energji nga jashtë, këtë vit KESH nuk ka importuar thuajse fare, por përkundrazi ka marrë kredi në euro.
Të gjithë këto indikator të regjisuar nga qeveria, tregojnë qartë që euro dhe valutat e tjera janë zhvlerësuar me një strategji të mirëmenduar nga Qeveria e Rilindjes!
Në këto 30 vite kemi patur mjaftueshëm eksperiencën dhe konsulencën ndërkombëtare për menaxhimin e Financave dhe të valutës vendase.
Në të gjithë vendet e tjera është shvlerësuar valuta vendase ndaj Euros, Dollarit dhe Paundit, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta!
Për sa më sipër mund të themi me plotë gojën që Euron dhe valutat e tjera në Shqipëri po i vret Qeveria Shqiptare e Rilindjes.
Përfituesit më të mëdhenj janë:
-Shteti shqiptar, por që nuk konvertohet për qytetarët.
-Oligarkët e mëdhenj të importit.
-Një linjë vertikale qeveritare informale që po kërkon të bëj golin e radhës.
Humbësit e mëdhenj në këtë situatë janë!
-Eksportuesit e ndryshëm të produkteve e shërbimeve..
-Rieksportet (fasoneria), mallrash etj.
-Eksportuesit e bimëve mjekësore ose medicionale, ku 100% e shesin në valut!
-Konkurueshmëria e ekonomisë shqiptare po humbet për shkak të rënies së euros!
-Konsumatorët shqiptarë që paguhen me lekë e blejnë me çmimet e euros të mbivlerësuar, por që në treg nuk ka dhënë efekt rënia e saj!
-Ulja në mënyrë drastike e konsumit.
-Rritja e inflacionit të fshehtë që konvertohet në ushqimet e shportës, që çdo muaj rriten 10-20%.
Në Shqipëri, nuk funksionon ekonomia e tregut, nuk funksionon konkurrenca, nuk e vendos tregu çmimin e produkteve e shërbimeve dhe pagën e punonjësve në shtet apo privat.
Por në Shqipëri vendosin Oligarkët, vendosin Monopolet, vendosin Oligopolet, vendos Partia shtet, vendos shteti jo mbi baza ligjore dhe demokratike, por rasti i fundit i forcimit të lekut në mënyrë artificiale dhe me përfitime të një grupi të caktuar, flet shumë se çfarë ndodh sot në Shqipëri.