FOTO/Bardhi bëhet meme pas thirrjes për mbledhje online të Këshillit Kombëtar

0
311

Në rrjet kanë shpërthyer memet pas deklaratës së Gazmend Bardhit se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë, pasi 7 deputetë  kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD dhe dërguan një relacion me zbulime që sipas tyre tregojnë se gara e 29 korrikut për kryetarin e ri është shpallur në mënyrë të paligjshme.

Sipas fotos më poshtë duket se mbledhjen Bardhit i ka mbetur ta bëjë me Sali Berishën, Monika Kryemadhin e cila prej disa ditësh nuk është shumë aktive në politikë pasi i është dedikuar palestrës, Metën dhe deputetëve që i shkojnë pas Berishës.

Kryesia e Partisë Demokratike me një vendim të marrë më datë 18 korrik 2023, ka vendosur që vulën e partisë t’ia marrë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe t’ia kalojë kompetencën për prodhimin dhe përdorimin e saj, sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefës. Ky vendim është firmosur nga 15 anëtarë të Kryesisë së demokratëve.