Shpërthim me tritol në Lushnje/ Kush është Arben Turku, banesa e të cilit është në shënjestër për herë të tretë

0
247

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme (26 korrik) në Lushnjë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e  Arben Turkut dhe kjo është herë e tretë që banesa e tij është në shënjestër.

Kjo është hera e tretë që banesës së Arben Turkut i është vendosur tritol. Në rastet e mëparshme, Arben Turku ka qenë jashtë shtetit, ndërsa rastin sotmë ndodhej në banesë.

Në banesën e Turkut bëhet me dije se ka jetuar kunati i tij Altin Lamçe së bashku me familjen. Burime konfirmojnë se lënda shpërthyese është hedhur në oborr

Ndërkohë policia sqaron se “rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.