BallinaKronikeAksident në aksin Qafë Thanë-Librazhd, autoboti me karburant humb kontrollin dhe del...

Aksident në aksin Qafë Thanë-Librazhd, autoboti me karburant humb kontrollin dhe del nga rruga! Nafta derdhet në vendin e ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutave në aksin kombëtar Qafë Thanë-Librazhd.

Sipas burimeve, mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pengu”, ku një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav, Andrei Buhne, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Për fat të mirë deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por nafta që ndodhej në autobot ka rrjedhur në rrugë duke krijuar probleme në qarkullim.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larjen e rrugës dhe rikthimin e sigurisë në qarkullim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular