BallinaKryesoreIndrit Sefa denoncon 'SMS në emër të Bashës' që po u shpërndahet...

Indrit Sefa denoncon ‘SMS në emër të Bashës’ që po u shpërndahet demokratëve

Një mesazh në emër të Lulzim Bashës po u shpërndahet anëtarëve të Partisë Demokratike.

Denoncimin e ka bërë përfaqësuesit ligjor i PD-së, Indrit Sefa i cili thotë se përmes Call Center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që s’kanë lidhje me PD-në në kuadër të një fushate dezinformuese që vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar.

Indrit Sefa denoncon 'SMS në emër të Bashës'

Sipas Sefës rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.

Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi. Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD.

Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë. 29 Korriku është një ditë e rëndësishme për  demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët.’– shkruan Sefa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular