Mediat bullgare raportojnë se tifozët e Levskit janë sulmuar fizikisht në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa një tifoz ndodhet në spital për kësaj përleshjeje.
“Një konflikt ka ndodhur mes tifozëve të Levskit dhe të atyre nga Maqedonia e Veriut, pas së cilës njëri nga bullgarët është goditur me thikë. Sipas BNT, nuk ka rrezik për jetën, ndërsa është dërguar në spitalin ‘Nënë Tereza’, ku po trajtohet”, shkruan mediumi bullgar “bntnews”.
Rrahja ka ndodhur në lagjen “Çair”, të cilën, mediumi bullgar e përshkruan si lagje ku jetojnë vetëm shqiptarë etnik dhe që gjithnjë sipas kesaj mediaje, tifozët shqiptarë të Shkupit njihen për veprimet e tyre ekstreme, derisa këtë lagje, tutje mediumi bullgar e ka konsideruar si të rrezikshme në Shkup, ku maqedonasit nuk lejohen të hyjnë në të.
PANORAMASPORT.AL