Misioni i vështirë por jo i pamundur i Lulzim Bashës

0
584

NGA MIRELA KARABINA
Më 29 Korrik demokratët do të votojnë për kreun e Partisë Demokratike, ku me shumë gjasa Lulzim Basha do të rikonfirmohet si Kryetar i Partisë Demokratike.

Por kandidimi i Z.Basha ka trazuar keqazi politikën shqiptare, Foltoren dhe një grup brenda partisë, së fundmi. Dhe kjo, siç dhe duket, ka lidhje me misionin e tij për ta kthyer Partinë Demokratike në alternativë qeverisëse si një parti të shkëputur nga hijet e së shkuarës, në papajtueshmëri me korrupsionin dhe krah partnerëve dhe aleatëve.

Një mision i vështirë, por jo i pamundur!

Pasi situata politike dhe ajo e PD-së është shumë herë më e rëndë se sa në zgjedhjet parlamentare të 2021-it, por mundësitë për të ecur para me një parti demokratike të vërtetë, parti të vlerave dhe të qeverisë vendin drejt zhvillimit europian janë shumë herë më të mëdha.

Kështu, në shkelje hapur të parimeve dëmokratike ku kanditatët nuk mund të sanksionohen por janë të lirë të garojnë kushdo që ka ambicie dhe paraqet alternativën e tij për kryetar, Foltorja dhe një grup brenda PD-së janë hedhur në një sulm të paparë për ta ndalur procesin e zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Po, pse gjithë ky agresion i madh ndaj Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike?

Cili është qëllimi i vërtetë që fshihet pas deklarateve përprocedurë?

Prej dy vitesh, Partia Demokratike nuk ka pasur aksion politik, strukturat e saj kanë qenë të çorientuara, organizmat e saj të minuara dhe demokratët të tradhëtuar.

Dhe për këtë ka përgjegjësi Lidershipi i partisë, Sekretari i Përgjithshëm dhe grupi i deputetëve që nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë politik. Dhe, me qëllim dhe plan të paramenduar kanë lënë në stajacion aksionin politik të partisë dhe kanë minuar vendimet e Kryesisë së nëntorit të 2022-it për të nisur riorganizimin e partisë të përçarë nga Foltorja dhe përgatitjes për zgjedhjet vendore.

Po pse nuk u zbatua vendimi i Kryesisë?

Tashmë është e qartë, Enkelejd Alibeaj (kryetar në detyrë i partisë asokohe) ka qenë tërësisht i vetëm në betejën e tij për ta ruajtur Partinë Demokratike nga asgjësimi. Me stoicizëm shembullor dhe qëndrueshmëri e vendosmëri ai e kreu me sukses misionin e tij: ruajti Partinë Demokratike të së ardhmes, e çoi në zgjedhjet e 14 majit dhe mori 104 mijë vota idealistësh që duan një Shqipëri ndryshe dhe besojnë tek PD.

Tani është rradha e Lulzim Bashë të vazhdojë atë që ka nisur më 9 shtator të 2021-it dhe e materializoi në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Enkelejd Alibeaj me ruajtjen e partisë e kreu misionin e tij. Tani është koha e aksionit të pandalshëm politik për ta kthyer PD-në në alternativë qeverisëse.

Partia Demokratike nuk ka kohë për të humbur!

Më 29 korrik janë zgjedhjet për kryetarin e saj. Më 30 Korrik nisnjë relaitet i ri për Partinë Demokratike, rruga e pandalshme drejt riformatimit dhe organizmit të saj për t’u kthyer në një alternativë qeverisëse.

Dhe kjo nuk do të arrihet as me marifete, as me prapaskena, as me gënjeshtra  dhe as me shantazhe.

Por më përballje me të vërtetën, sido që të jetë ajo, dhe transparencë.

Dhe këtë rrugë nuk e ndal dot më askush, pasi interesi ështëshumë i madh se sa ai meskin personal, është interesi i gjithë shoqërisë shqiptare për të pasur një parti të vërtetë demokratike opozitare në përmballje me qeverinë më të korruptuar të 33 viteve.

Dhe ky është misioni i Lulzim Bashës dhe ekipit të tij!

I vështirë duket pasi një makineri e tërë politike, ekonomike dhefinanciare është investuar për ta penguar, por jo i pamundur.

Me njërëz me shpirt të lirë e zemër demokrati, ky mison shumë shpejt do të jetë një realitet i afërt.