Interesi për të votuar në zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e Partisë Demokratike ka qenë i madh. Veç demokratëve pjesë e listë së anëtarësisë që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, të tjerë kanë ardhur nga diaspora për të dhënë verdiktin e tyre në këtë moment historik për demokracinë shqiptare.
Njëri prej tyre është Prel Dedaj, një emër i njohur i politikës shqiptare dhe i PD prej vitit 1990, por i papërlyer në atë që të bën pushteti. Ai prej muajsh ka ngritur strukturën dhe është kryetar i degës së PD në Nju York të SHBA dhe ka qenë një kontribues i jashtëzakonshëm dhe në zgjedhjet e 14 majit për mbijetesën e logos PD përballë trekëndëshit të Bermudës së politikës shqiptare.
Zoti Dedaj ka qenë aktiv në këtë fushatë, sikurse nuk do të mungonte që së bashku me të vëllanë Arben Dedaj të merrnin pjesë dhe votonin për të zgjedhur lidershipin e PD në këto zgjedhje. Zoti Dedaj nuk ka fshehur asnjëherë sipmatinë dhe përkrahjen e tij për Lulzim Bashën dhe është gati sërish të vazhdojë në këtë rrugë për të ngritur fuqishëm PD drejt pushtetit krah SHBA.
Nga Nju Yorku për të votuar kreun e PD si kontribut për të ardhmen e kësaj force politike krah SHBA
RELATED ARTICLES