Nga Azgan Haklaj
Sot….nesër eshte vonë!
Sot….nesër eshte vonë!
Me gjithë pabesinë përpjekjet me dhunë paratë e Gerdecit, fazlliçëve, deribaskëve dhe mogonigalëve të lançuara në stadiume e mediume e të investuara për diversion kundër Partisë Demokratike me qëllimin për mbajtjen peng nga nongrata Sali Berisha ose shpartallimin e saj ajo ia arriti jo vetëm të mbijetojë por dhe të kurorëzojë me dt 29- të korrik një proces model interelektoral.
Menjëherë pas çertifikimit si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë Lulzim Basha pa humbur kohë mblodhi kolegjin e kryetarëve i cili ka deshmuar se është shtylla kurrizore e PDSH-së dhe kryesinë e Partisë Demokratike ku u vendos që të thirret Kuvendi Kombëtar i demokratëve me dt 2 shtator ku do të merren vendime shumë të rendësishme.
Ky moment shenon jo vetëm ndarjen përfundimtare e epokale me klanin uzurpues të PD-së me mentalitetin feudalo-komunist që e ka dominuar për dekada i udhëhequr nga Sali Berisha.
Ky është momenti i kthesës së madhe drejt shpresës jo vetëm partiake por dhe kombëtare.
Ata që levizjen e rinisë studentore të vitit 90- të jo vetëm e okupuan djallëzisht por dhe e keqpërdorën poshtërsisht sot nuk janë vetëm pa legjetimitet, pa sigël e pa emër por janë të dekonsipruar plotësisht përballë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si misionarë të sabotimit të demokracisë, një çetë nongrata antiamerikane, antiperëndimore.
Që sot jo vetëm opozitarizmi do të ketë lidership të përgjegjshëm, vizionar e doktrinar për krijimin e terrenit të shpresës të cilën trekëndëshi i Bermudës e rrënoi për të përjetësuar sundimin e tyre korruptiv e klanor.
Basha dhe PD-ja ndonëse nën një presion e shantazh destruktiv të imponuar nga rrethi i fundit i rregjimit komunist e kleptokratik kanë vullnetin jo vetëm të ringritjes organizative të PDSH-së dhe të djathtës shqiptare por dhe një plan të detajuar shprese ekonomike e sociale për të sheruar me shpejtesi plagët e mtizura gati për tu gangrenizuar.
Për demokratët e liderin e tyre Lulzim Basha nuk do këtë pauzë por punë serioze dhe intensive për të rikthyer Partinë Demokratike në vendin që i takon dhe në misionin për të cilin është themeluar.
Koalicioni Aleanca qytetare për demokracinë ka mision për t’i dhënë fund autokracisë dhe për të institucionalizuar demokracinë përmes votës së lirë.
Tani diversionistët e hallexhinjtë e non gratës nuk kanë ku të strehohen veçse në koliben e pathemeltë të Ilir Metajt, ndërsa demokratët e qëndrestarët bashkë me nxënës e studentë që në shtator shkojnë në universitet do rikthehen krenarë e me entuziazëm në selinë e vet.
Vjeshta po afron.
Pastrueset e kryeqytetit së bashku me gjethet e zverdhura të rëna përtokë do mbledhin dhe depozitojnë në magazinën e harresës Sali Berishën dhe hordhinë e tij të cilët tradhëtuan aspiratat e pastërta të lëvizjes studentore të dhjetorit 90-të.
29-të korriku ishte ditë e madhe.
Madhështinë e saj do ta përjetësojmë me punë e vullnete të përbashkëta mbarëkombëtare.
Sot demokratët kanë përse të jenë krenar e të festojnë ndërsa banda qeverisëse e Edi Ramës dhe skelat e saj Sali Berisha dhe Ilir Metaj kanë arsye të trishtohen.
Ne demokratët nuk do të thyhemi.
Jemi misionar të shpresës.
Dhe shpresa duhet sot..nesër është vonë!