EMRI+FOTO/Futbolli shqiptar në ZI! Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

0
1191

Lajm i trishtë ! Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare, Kristaq Gogoni. Ai ishte një nga figurat më të njohura të futbollit në qytetin e Lushnjës.

Futbolli shqiptar në ZI! Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

Kristaq Gogoni

Ai lindi me 1940, dhe është një nga emrat më të mëdhenj që ka nxjerrë Lushnja.

Pa dyshim një futbollist i pa përsëritshëm i skuadrës “Traktori”.

Karriera e tij fillon me 1955,me ekipin e të rinjve, vazhdon në 1958-1959 me skuadrën e të rriturve, dhe nje vit me pas është pjese e ekipit kampion të kategorisë të dytë, me trajner Abdurraman-Roza Haxhiu.

Sulmuesi, golshenuesi, mesfushori dhe mbrojtësi Lushnjare, që bëri futbollin, sportin e dashur, për të gjitha gjinitë.

Ne vitet 1962-63, ka luajtur për klubin e futbollit “Partizani”.

Futbollisti simbol lushnjar, me 320 ndeshje kombëtare, 6 ndërkombetare dhe 100 gola të shënuar në fushën e blertë do ti jepte fund karrierës së tij në vitin 1975.