Aktori i njohur, Genc Fuga i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru pas thirrjes për ndihmë nga bashkëshortja e tij, Eni Jani ku brenda pak orësh u sigurua shuma për operacionin që kushtonte 19 mijë euro
Nga ana tjetër, burime pranë qeverisë konfirmuan se qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për mbulimin e shpenzimve të kurimit të aktorit Fuga, e cila është 2 milionë lekë të reja.
Kujtojmë se në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit go-fundme. Rreth 1200 qytetarë kontribuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë aktorë dhe personazhe publike në shuma të ndryshme.
Po atë mbrëmje aktorja Eni Jani njoftoi mbledhjen e shumës ndërsa falënderoi miqtë e publikun për mbështetjen dhe ndihmën monetare e po ashtu mjekët që kryen operacionin.