BallinaAktualitetFitzpatrick për VOA: Tom Doshi i kërkoj ndihmë McGonigal për komplotin e...

Fitzpatrick për VOA: Tom Doshi i kërkoj ndihmë McGonigal për komplotin e Metës për ta vrarë!

spot_img
spot_img

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, publikoi një hulumtim të bazuar në dosjet e Komisionit Australian për Zbulimin e Veprimtarive Kriminale që identifikon biznesmenin dhe ish deputetin shqiptar, Tom Doshi si drejtues të një grup kriminal në Australi, të përfshirë në trafikim narkotikësh, pastrim parash dhe shkelje të rregullave të emigracionit.

Përveç kësaj redaktori Brian Fitzpatrick nga Platforma Hulumtuese për Raportimin e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në një bisedë me Zërin e Amerikës ka konfirmuar edhe zërat, që u përhapën në Shqipëri për rastin e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, se ishte biznesmeni shqiptar Tom Doshi ai që i kishte kërkuar ndihmë agjentit të FBI-së, për atë që zoti Doshi pretendonte, se ishte një komplot për ta vrarë.

Sipas zotit Fitzpatrick, agjenti McGonigal e kishte takuar zotin Doshi më shumë se një herë.

“Ish agjenti McGonigal akuzohet për takime me një numër biznismenësh dhe politikanësh, por në aktpadi nuk jepen emrat e tyre. Ai është akuzuar se ka marrë shuma të caktuara parash nga një shqiptar në SHBA. Në njerën nga aktakuzat, thuhet se ai u takua me një biznismen dhe politikan, që kërkonte ndihmë për të zbuluar një komplot për vrasjen e tij. Dhe raportimi ynë zbulon se ky person, në fakt, është Tom Doshi. Një nga burimet na tha se takimi ishte shumë miqësor. Takimi ndodhi para se zoti Doshi të shpallej persona non-grata nga SHBA-të. Më pas edhe vet zoti Doshi na e konfirmoi takimin, por, ai ofroi një interpretim tjetër, duke thënë se ishte zoti McGonigal që e kishte kërkuar takimin, kur në fakt burimet tona tregonin se fjala ishte për diçka tjetër,” thotë zoti Fitzpatrick

Begraund: Në vitin 2015 Tom Doshi në atë kohë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, akuzoi Ilir Metën në atë kohë mbante postin e Presidentit se donte ta vriste.

 Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i cili ka paguar lek dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vet Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Kam informuar senatin amerikan për këtë punë’ u shpreh në atë kohë Tom Doshi.

Gjithashtu gjatë një interviste për “Top Story” në Top Channel, Doshi është shprehur se ishte deputeti Mark Frroku ai që e kishte vënë në dijeni për atentatin e organizuar ndaj tij dhe ka qenë pikërisht Frroku ai që e ka prezantuar me personin e paguar për ta vrarë, Durim Bamin.

Sipas Doshit, ishte Bami ai që më pas i ka treguar porositësit e vrasjes.

Gjithshtu thuhej se Metaj ndikoi tek Adriatik Lllalla, ish-kryeprokuror dhe nuk u hetua, por u hetua personi që bëri kallëzimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular