Rrjeti televiziv Euronews i ka dedikuar një artikull situatës politike në vend, protestës së djeshme të opozitës së bashkuar dhe atë çfarë pritet të ndodhë në 30 qershor dhe pas tij.
Nën titullin “Shqipëria është në prag të kolapsit institucional, mijëra në shesh kundër Ramës”, Euronews shkruan ndër të tjera se, palët duket se nuk po e gjejnë rrugën e dialogut, ndaj vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit.
Shqipëria është në prag të kolapsit institucional. Situata politike po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, pas çarjes që është krijuar mes qeverisë së udhëhequr nga socialistët, kryesuar nga Edi Rama dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha.
Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit. Disa protestues tundnin flamuj amerikanë, europianë dhe gjermanë. Për kryeministrin, objektivi kryesor i opozitës është të ndalojë përpjekjet e vendit për të filluar negociatat e plota të pranimit me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve me një dekret, për shkak të rrezikut të pjesëmarrjes së ulët. Veprim i paligjshëm sipas Ramës i cili reagon së pari duke i propozuar Kuvendit të vendosë Meta-në me përgjegjësi dhe duke konfirmuar datën e 30 qershorit për administratën e ardhshme.
Ndërkohë opozita akuzon mazhorancën për bashkëpunim me grupet kriminale, Basha është nën hetim për përdorimin e papërshtatshëm të burimeve financiare nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, Presidenti Meta përsëriti se “nuk është koha për të bërë test forcë, as për retorikë ndarëse. Ne kemi nevojë për dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë së lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian, si një objektiv shtetas i të gjithë shqiptarëve “.
Duke theksuar domosdoshmërinë e dialogut, Presidenti i Republikës tha se ishte i gatshëm “të kontribuojë në një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur”. Megjithatë, shumica e qendrës së majtë beson se kreu i shtetit është vendosur me opozitën.