Kina veriore po përballet me përmbytje si pasoje e motit të keq Në provincën Hebei në jugperëndim të Pekinit rrugët janë kthyer në lumenj, si pasojë se reshjeve të dendura, ku për pasojë kanë marrë para edhe mbeturinat. Banorët e zonë janë shprehur se prej gati 40 vitesh nuk janë përballur me një situatë të tillë Nga fotot e publikuara në mediat e huaja shihen dyqane nën ujë, makina që notonin në ujëra me baltë. Ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa njerëzit që kanë mbetur të bllokuar janë ndihmuar me ushqime. Shumë banesa po ashtu kanë mbetur edhe pa energji elektrike.