Një i ri shqiptar, i cili u godit me thikë nga një 24-vjeçar në Angli, ka ndërruar jetë 8 ditë pas ngjarjes.
Jetmir Pema mësohet se nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Ai u plagos rëndë me thikë në Harrow Street, Wolverhampton më 27 korrik nga 24 vjeçari, Lucious Winchester. Një 20-vjeçar gjithashtu pësoi lëndime të rënda gjatë sulmit i cili ndodhi rreth orës lokale 05:00.
“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i mirë. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjarëve dhe miqve të tij”, shkruan familja e Jetmir Pemës në një deklaratë, raporton BBC.
Lucious Winchester akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të dalë sot (3 Gusht) para gjykatës.