Partizani do të zhvillojë një miqësore luksi me skuadrën e Romës në Tiranë, por në komunikatën e klubit verdhekuq thuhet se ky duel do të zhvillohet në “Air Albania” dhe jo në “Arenën e Demave” siç u tha në fillim.
“Rikthehemi në Tiranë! Roma rikthehet në stadiumin ‘Air Albania’, ku ngritëm në qiell trofeun e ‘UEFA Conference League’ më 25 maj 2022”, shkruan klubi verdhekuq në portalin zyrtar. Ky duel do të luhet më 12 gusht, në orën 20:00, e cila do të jetë ndeshja e fundit përgatitore e Romës, përpara startit të Serisë A.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2023/08/ekipi-300x257.jpg)