Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur deputetit Saimir Korreshi, i cili tha se Lulzim Basha nuk është kryetari i PD pasi Këshilli i anuloi zgjedhjet.
Karabina i është përgjigjur Korreshit duke u shorehur se procesi është legjitim dhe gjitha është bërë konform statutit të partisë.
“PD ka hyrë në fazën e riorganizimit, me zgjedhjet e kryetarit dhe ka nisur një rrugëtim si të pandalshëm drejt një alternative qeverisë për shqiptarët. Që në mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjes së kryetarit është vendosur që kuvendi do të mbahet më 2 shtator dhe do përcaktohet axhenda politike e PD.
Në Kuvend do fillojë dhe rizgjedhja e organizmave të PD, duke nisur nga Këshilli që do vendosë edhe për kryesinë e PD, edhe degët. Do bëhet rikonstrukturimi që të kemi përfunduar gjatë shtatorit dhe tetorit riorganizimin e PD”, tha Karabina në Report TV.