BallinaKronike10 persona të plagosur brenda pak orësh! Nga jugu në veri, ja...

10 persona të plagosur brenda pak orësh! Nga jugu në veri, ja aksidentet që ndodhën sot në mëngjes

spot_img

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur brenda pak orësh si pasojë e aksidenteve të ndodhura në rrugët e vendit.

Në Rrugën e Kombit, 5 anëtarët e një familje u plagosën, pasi makina me targa serbe me të cilën ata po udhëtonin u përplas me trafikndarësen.

Familja ishte nisur për në plazh, por si pasojë e aksidentit përfundoi në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në Fier. Dy drejtuesit e automjeteve mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së makinave. Edhe në këtë rast të lënduarit u transportuan në spital.

Në orët e para të mëngjesit në Shkopet ndodhi një aksident i dyfishtë, me dy persona të plagosur.

Ndërsa në qytetin e Korçës një 74-vjeçar me makinë përplasi një tjetër person me motor, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular