BallinaAktualitetRama në Sarandë, opozita në protestë përplaset me Policinë

Rama në Sarandë, opozita në protestë përplaset me Policinë

Mbështetësit e Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama sot në qytetin e Sarandës. Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Rama Ik”, ata kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën shefit të qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet mes tyre dhe Policisë së Shtetit.

Protesta vijon edhe në këto momente tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit ku janë kandidatët e PS, Adrian Gurma i Sarandës dhe Majlinda Qilimi e Delvinës. Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët, Fatbardh Kadilli dhe Nada Mecorrapaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular