Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në Kroaci
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur edhe bashkëshorti i saj, Safet Gashi dhe djali i tyre.
![457878754487](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/08/457878754487-576x350.jpg)
Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania. Ndërsa nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.