BallinaAktualitetBasha: Vetëm e vërteta mund propagandën e Ramës. Shteti bashkëpunoi me krimin...

Basha: Vetëm e vërteta mund propagandën e Ramës. Shteti bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet

spot_img

Basha: Vetëm e vërteta mund propagandën e Ramës. Shteti bahskëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet

Pamjet e Edi Ramës, Pjerin Ndreut, Damian Gjiknurit, Vangjush Dakos, Ulsi Manjës dhe gjithë politikanëve aleatë të krimit duke u sjellë me pafytyrësi arrogante ndaj veprimeve të tyre, janë pamje të neveritshme të një grupi njerëzish të cilët krimi i ka shpërfytyruar dhe i ka ktheyr në gënjeshtarë patologjikë si të gjithë ata që kanë varësi nga droga dhe krimet e tjera.

Koka e gjithë kësaj sipërmarrje kriminale, Edi Rama nuk ka denjuar as për sy e faqe të bëjë sikur distancohet apo sikur kërkon hetim. Të gjithë këta shpresojnë se skandali do të kalojë. Por nuk do të kalojë.

Gjëja e parë që të hedhim poshtë propagandën gëbelsiane qeveritare,

mënyra më e mirë për të mposhtur atë është shprehja e të vertetës në mnëyrë të thjeshtë dhe direkte.

Ndaj ju ftoj të gjithë ju qytetarë që doni një politikë të pastër dhe të përgjegjshme, që jeni kundër krimit, që doni barazi para ligjit dhe sundim të ligji, të thoni dhe përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë

E vërteta është e thjeshtë:

I gjithë shteti, nga Kryeministri tek punonjësit e fundit publikë kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe me krimin në mënyrë të qëllimshme dhe të planifikuar për të vjedhur votat.

Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Kryetari i Komisionit Paralamentar të Sigurisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe Administratës Publike, deputetë, shefa policie, shefa hipotekash, drejtorë tatimesh dhe të drejtorive arsimore, deri policë, dhe mësues janë përfshirë në një konspiracion kriminal së bashku me vrasës, trafikantë dhe keqbërës të tjerë për të dhunuar vullnetin dhe votën e popullit shqiptar.

Edi Rama është planifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët.

Si rezultat, të gjithë ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të jenë në postet që kanë pasur, ose më lart, dhe vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri.

Si rezultat, askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë nga prokuroria që kontrollohet politikisht nga Edi Rama.

Kjo është e vërteta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular