BallinaAktualitetKulla në qendër/Reagon ish kandidati i PD për Tiranën dhe Sekretari i...

Kulla në qendër/Reagon ish kandidati i PD për Tiranën dhe Sekretari i Pushtetit vendor Bejko: Oligarkia politike 32 vjeçare Rama-Berisha-Meta, janë…

Nga Roland Bejko

Si refren të fushatës që zhvillova si kandidat i PD për bashkinë e Tiranës kam pasur frazën:

” Oligarkia politike 32 vjeçare Rama-Berisha-Meta, janë aty, ortakë, së bashku me oligarkinë ekonomike e financiare dhe krimin e organizuar në çdo punë që zhvillohet e në çdo kullë që ndërtohet në mes të Tiranës. Ditën bëjnë sikur zihen për parime e demokraci, e natën te Kodra e Diellit ndajnë parcelat e ndërtimit me Erion Velinë.”

Pamja për fillimin e punimeve te lulishtja mbrapa godinës së “Operas”, është rasti më flagrant i mirëfunksionimit të kësaj makinerie.

Ajo kullë do pengohet së ndërtuari nga protestat e organizatave politike, aq sa ç’u pengua prishja e Teatrit nga fadromat e Lali Erit dhe Edi Ramës.

Ajo kullë, dhe qindra të tjera, do ndalohen së ndërtuari vetëm ditën që shqiptarët do kenë guximin të shembin kullën e sistemit kriminal që ndërtohet mbi tre shtyllat e ortakërisë Rama-Berisha-Meta, me oligarkinë ekomomike dhe krimin e organizuar, sistem që po i zë frymën dhe po e gllabëron Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

A është gati ta bëjë këtë ndarje përfundimtare shoqëria shqiptare duke mos e mbështetur më me vota aksin e së keqes Rama-Berisha-Meta?
Për fat të keq, jo.

Në këto kushte, për aq kohë sa ata do jenë vendimarës për fatet e shqiptarëve, shqiptarët do jenë dëshmitarë se si gjatë segmentit kohor midis dy zgjedhjeve nga 2021 në 2024, do të kenë shumfishim të inflacionit, dy dhe tre fishim të çmimit të banesave dhe pronave të paluajtshme, në përmasa që jo në pesë jetë, por as në dhjetë të tilla, një qytetar i mesëm shqiptar nuk do të ketë mundësi ta blejë një strehë normale për familjen e vet.

Nejse, mos harroni të shprehni inatin tuaj ndaj mafies politike në fcb, të paktën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular