Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pothuajse i vetmi që reagoi për masakrën që po kryhet në qendër të Tiranës dhe bëhet fjalë për ndërtimin e kulllave pas Teatrit të Operës dhe Baletit.
Por kjo nuk është hera e parë që kryetari i Partisë Demokratike denoncon afera të tilla mes atyre që janë në pushtet dhe Rithemelimit me oligarkët.
Kujtojmë këtu që dhe një javë pas zgjedhjeve ai denoncoi para gazetarëve se kanë vërshuar tendera ndërtimi mes trekëndëshit të Bermudës.
”Edhe sot që flasim edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vërshuar favore, tendera ndërtimi për ortakët e heshtur dhe të hapur të ‘Trekëndëshit të Bermudës’ që do të thotë që kemi të bëjmë me një sistem, me një stablishment i cili natën ndan favoret, lejet e ndërtimit dhe ditën bën sikur zgjidh. Ky është Teatri politik që ka marrë në qafë Shqipërinë dhe ky Teatër politk mund të marr fund vetëm kur të gjithë të mos bëjmë sikur nuk e shohim çfarë po ndodh, mos bëjmë sikur se dimë se çfarë po ndodh, po të marrim në dorë përgjegjësinë që na takon si qytetar, si gazetar si politikan. Unë po përpiqem të bëjë pjesën time dhe ju inkurajoj nga zemra pavarësisht se i di vështërsitë tuaja që të bëni dhe ju pjesën tuaj. ” u shpreh Basha para gazetarëve.