Të tjera pamje të rënda janë publikuar nga përleshja me armë në Prishtinë, ku mbetën të plagosur 17 persona dhe humbi jetën 39-vjeçari Kastriot Ramadani.
Mediat kosovare kanë publikuar momentin kur nisin të shtënat mes dy grupeve dhe vrasjen e të riut.
Ende nuk dihet si nisi konflikti që u kthye në përleshje të dhunshme, teksa 4 persona u plagosë me armë dhe të tjerët nga gotat dhe shishet e thyera.