Komisioni Rregullator në mbledhjen e seancës publike ku u diskutua projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Në këtë seancë publike u miratua vendimi për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhje, në mënyrë që të caktohet dhe data e miratimit të tij dhe që KQZ të përcaktojë shpërndarjen e fondeve për subjektet që kanë marrë pjesë në zgjedhje.
“Ky vendim që marrim sot është i rëndësishëm, sidomos data e miratimit të tij por edhe pasi pas nxjerrjes së rezultateve përfundimtare do të duhet që KQZ të përcaktojë me vendim vlerën në para të një vote të vlefshëm dhe shpërndarja e fondeve për subjektet që kanë marrë pjesë dhe kanë fituar në këto zgjedhje”, tha kryetarja e komisionit.
Në mbledhje për votim u paraqitën rezultati i votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe numri i votave të fituara nga secili subjekt zgjedhor.
Konkretisht:
- Partia Socialiste – 579 625 vota (43.11%),
- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” – 247 883 vota (18.44%)
- Partia Demokratike – 103 723 vota (7.71%)
- Partia Socialdemokrate – 86 283 vota (6,42%)
- Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë – 44 047 vota (3,28%)
- Partia Republikane Shqiptare – 32 071 vota (2,39%)
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 28 978 vota (2,16%)
- Partia Lëvizja e Legalitetit – 23.683 vota (1,76%)
- Aleanca Progresiste LZHK – 22.906 vota (1,70%)
- Partia Demokracia Sociale – 21.798 vota (1,62%).